Deponia në Dëbërcë të Zhelinës vazhdon të digjet tash e 8 muaj!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:21

Deponia në Dëbërcë të Zhelinës vazhdon të digjet tash e 8 muaj!

“Kjo është deponia e fshatit Dëbërcë të komunës së Zhelinës. Interesante është se kjo deponi po digjet tash e tetë muaj  edhe përkundër intervenimeve të zjarrfikësve disa herë, kjo deponi nuk është shuar asnjëherë. Në pamundësi për ta shuar zjarrin tërësisht, komuna e Zhelinës më në fund ka marrë vendim që të njëjtën ta pastroj dhe ta heq nga ky vend”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Kreu i Komunës së Zhelinës thotë se deponia do të hiqet brenda muajit, por ankohet se policia asnjëherë nuk gjeti shkaktarin e zjarrit, edhe përkundër denoncimeve nga komuna se dyshohet për zjarr-vënie të qëllimshme.

“Ka nisur pastrimi, me një vendim të komunës, të cilin e solla kur erdha kryetar komune, për të ndaluar hedhjen e mbetjeve këtu. Pastaj hapëm procedurë për koncesioner të ri ku aplikuan ata që plotësonin kushtet, por kushti kryesor ishte që të mos hidhen më mbetje këtu, dhe ashtu është duke ndodhur mbetjet e komunës së Zhelinës hidhen në Rusino. Ne kemi nisur si komunë të pastrojmë këtë deponi por shkaku i kushteve me shi janë ndërprerë punimet deri në përmirësimin e kohës dhe do vazhdoj pastrimi. Policia jonë, mos dashtë Zoti të mbetesh në duart e policisë Grupçinit se as edhe dhjetë vite tjera nuk mund të zbardhin rastin”, tha Blerim Sejdiu, Kryetar i Komunës së Zhelinës.

U drejtuam edhe në policinë e Tetovës, nga informuan se po punohet për zbardhjen e rastit.

“ Më 10.09.2023 në SPB- Tetovë është raportuar një zjarr i shkaktuar në një Deponi mbeturinash në hyrje të fshatit Dëbërcë të Tetovës. Janë marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, thonë nga SPB-TETOVË.

Deponia në fshatin Debërcë të komunës së Zhelinës po ndot ambientin tash e shtatëmbëdhjetë vite, ndërsa vitin e fundit, e njëjta çdo të tretën ditë ndizej dhe digjej kështu sikurse shihet në pamje./ Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?