Dita botërore e shëndetit mendor, Arsova: Kujdes nga stërngarkimi në punë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:55

Dita botërore e shëndetit mendor, Arsova: Kujdes nga stërngarkimi në punë

Në Klinikën e Psikiatrisë është rritur numri i pacientëve viteve të fundit, tha drejtoresha e Psikiatrisë, e cila thekson se shëndeti mendor nuk është luks, por nevojë dhe e drejtë e secilit individ. Këtë vit dita botërore e shëndetit mendor synon ndërgjegjësimin për shëndetin mendor lidhur me punën, sepse pjesa më e madhe e kohës gjatë javës kalon në vendin e punës.

“Puna i jep kuptim njeriut dhe duhet të jetë një nxitje dhe burim që çdo individ të jetë më efikas, jo vetëm në vendin e punës, por edhe jashtë punës për t’u ndjerë i plotësuar, i lumtur, i gëzuar në rrethin e familjes dhe më gjerë. Por, për fat të keq nuk është gjithmonë kështu, ka një sindromë të stërngarkimit, pikërisht këtë duam të themi sot, të mos lejojmë që të stërngarkohemi, të mos lejojmë që gjatë procesit të punës të na shterohen të gjitha forcat fizike dhe mendore. Marrëdhëniet ndërpersonale duhet të jenë të mira, të punohet në grup, një koleg të ndihmojë tjetrin, në mënyrë që të kemi efikasitet më të mirë për çdo proces pune.”, – deklaroi drejtoresha e Klinikës së Psikiatrisë, Sllavica Arsova.

“Ideja është që të kemi vetëdijesimin jo vetëm individual, por edhe kolektiv të njerëzve për këto probleme që janë probleme të përditshme dhe të shpeshta, frekuente në shoqërinë tonë. Ne si Ministri e Shëndetësisë kemi program shumë të frytshëm për vitin e ardhshëm.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Taravari thotë se gjatë ditëve në vijim do ta promovojnë renovimin e Klinikës së Pediatrisë, si dhe me metoda të reja diagnostifikuese për mundësimin e trajtimit dhe shërbimeve më efikase për qytetarët.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?