Ditë zie pas vrasjes së trefishtë në Bosnjë e Hercegovinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:49

Ditë zie pas vrasjes së trefishtë në Bosnjë e Hercegovinë

E hëna e 26 gushtit është shpallur Ditë Zie në entitetin Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës si pasojë e vrasjes së trefishtë që ndodhi javën e kaluar në Sanski Most, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Dita e varrimit të viktimës së fundit të krimit tragjik në Shkollën e Mesme në Sanski Most, 26 gusht 2024, shpallet si Dita e Zisë në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës,” thuhet në vendimin e qeverisë së entitetit, i cili u miratua në seancën e datës 23 gusht.

Tre persona u vranë të mërkurën, më 21 gusht, në një sulm me armë zjarri në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa sulmuesi mbeti i plagosur rëndë gjatë tentativës për vetëvrasje.

Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj tre punonjësve të Gjimnazit, ku mbetën të vrarë drejtori, sekretari dhe një mësues i anglishtes.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë është një punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.

Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është krejtësisht i qartë.

Dita e Zisë shënohet me uljen e flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucionet publike, institucionet dhe entitetet e tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës./REL

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?