Djegia e modularit në Tetovë / Familjarët presin epilog, prokuroria heshtë  

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:03

Djegia e modularit në Tetovë / Familjarët presin epilog, prokuroria heshtë  

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ende nuk ka ndërmarrë hapa konkret për hetimin e dytë në lidhje me djegien e Spitalit Modular në Tetovë, në të cilin humbën jetën 14 persona.

Derisa, familjarët e viktimave, por edhe qytetarët presin tanimë tre vjet e gjysmë drejtësi dhe nxjerrjen e fajtorëve para ligjit në lidhje me rastin tragjik, Prokuroria hesht dhe nuk jep informata se në çfarë faze është hetimi. Hetimi, i cili udhëhiqet nga prokurorja Elizabeta Josifovska duhet të japë përgjigje nëse ka pasur keqpërdorime në dokumentacionin tenderial për spitalin modular, i cili natën e 8 shtatorit të vitit 2021 u dogj vetëm për disa minuta. Në ndërkohë, procesi gjyqësor kundër ish drejtorëve të Spitalit pret të rifillojë nga e para në shtator pasi për shkak të paqartësisë së aktgjykimit, Apeli e riktheu në rigjykim. Nga fajësia është liruar mjeku, Boban Vuçevski i cili natën e kobshme ka qenë kujdestar. Spitali, sipas Prokurorisë, nuk ka pasur aparate për fikjen e zjarrit, ndërkaq brenda infektivit janë futur edhe familjarë të pacientëve, pavarësisht rekomandimeve rigoroze mjekësore për parandalimin e kovidit. Për rastin janë mbajtur disa herë protesta, ndërkaq familjarët e kanë përshëndetur rikthimin e gjykimit nga e para dhe presin që të ketë drejtësi. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Qershor, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?