Djersini gjatë natës? Problemet shëndetësore që mund të fshihen pas

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 13:18

Djersini gjatë natës? Problemet shëndetësore që mund të fshihen pas

Djersitja e tepërt gjatë natës për faktorë të panjohur ka të bëjë kryesisht me një problem të fshehur mjekësor.

Në këtë artikull, do të mësoni për shkaqet e ndryshme mjekësore të djersitjes së tepërt gjatë natës.

Hipertiroidizmi

Ndjeshmëria ndaj nxehtësisë dhe djersitja janë dy prej simptomave më shpërthyese të hipertiroidizmit.

Tiroidja kontrollon metabolizmin dhe nëse ajo prodhon shumë hormone, trupi punon më shumë seç duhet.

Temperatura rritet dhe njeriu është më i uritur dhe ka më shumë etje.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Niveli i glukozës në gjak mund të bjerë natën dhe kjo manifestohet me djersitje gjatë natës.

Për këtë arsye, rekomandohet që përpara gjumit, të konsumoni disa kafshata të një ushqimi të shëndetshëm.

Humbja e ndjenjave në gjumë

Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen e gjumit për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Kjo gjë nxit prodhimin e tepërt të djersës gjatë natës.

Urthi

Urthi mund të ndërpresë gjumin dhe të shoqërohet edhe me djersitje të tepërt. Për këtë arsye rekomandohet që të hani vakte të vogla dhe jo përpara gjumit. Rekomandohet të shmangni të skuqurat, domatet dhe ushqimet me yndyrë.

Limfoma

Shumë prej tumorëve që njohim shkaktojnë djersitje të tepërt, por më e përhapura prej tyre është limfoma e cila e ka pikënisjen tek sistemi imunitar.

Përdorimi i medikamenteve

Shumë barna si aspirina dhe ibuprofeni shkaktojnë djersitje të tepërt.

Këtu përfshihen edhe ilaçet kunër depresionit apo trajtimet hormonale.

Tuberkulozi

Djersitja e tepërt gjatë natës është simptomë e tuberkulozit, e cila shfaqet edhe me kollë të fortë dhe sekrecione me njolla gjaku.

Ankthi

Ankthi që kulmon me ëndrra të frikshme dhe stërmunduese shoqërohet me djersitje të tepërt gjatë natës.

Menopauza

Djersitja e tepërt mund të jetë edhe simptomë e menopauzës dhe ndërprerjes së ciklit tek gratë.

Menopauza gjithashtu shoqërohet me ankth dhe depresion.

Infeksioni

Infeksionet bakteriale manifestohen me temperaturë të lartë por edhe me djersitje të tepërt gjatë natës.

Si të trajtoni problemin e djersitjes së tepërt gjatë natës

Ulja e temperaturës së dhomës së gjumit dhe ventilimi i saj e bën gjumin më të lehtë për njerëzit që djersisin tepër gjatë natës.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e çarçafëve dhe rrobave prej pambuku që përthithin djersën.

Shmangni materialet sintetike që ju zënë frymën.

Përpiquni të identifikoni shkakun e djersitjes së tepërt dhe më pas konsultohuni me një mjek.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 13:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?