DPHM: Maqedoninë e Veriut e pret një verë e nxehtë dhe e thatë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:52

DPHM: Maqedoninë e Veriut e pret një verë e nxehtë dhe e thatë

Me gjasa të mëdha pritet që vera 2024 do të jetë e nxehtë dhe e thatë. Sipas analizave për të gjithë rajonin jugperëndimor të Evropës, pritet që temperaturat e verës të arrijnë vlerën mbi mesataren.

Për territorin e Republikës së Maqedonisë ka gjasë që temperaturat të tejkalojnë vlerat afatgjate mesatare deri në 3°C. Lëshime më të mëdha pozitive të temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në muajin korrik, tregojnë analizat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

“Pasiguria në parashikimet rajonale të reshjeve është gjithmonë më e madhe se temperatura. Nëse vihet re rajoni i Mesdheut, atëherë nuk ka sinjal të qartë për reshje dhe mund të themi se do të jenë mesatare. Por, nëse kufizohemi në rajonin e Evropës Juglindore, atëherë faktorët lokal dhe ndryshueshmëria lokale në nivel rajonal kanë më shumë gjasa të na japin një sinjal për uljen e reshjeve në krahasim me mesataren shumëvjeçare. Lëshimi më i madh negativ i reshjeve për këtë sezon pritet të jetë në muajin korrik. Në zonat malore besohet që të ketë reshje mesatare të tejkalohen për shkak të episodeve të konvekcionit të shtuar dhe shfaqjes së reshjeve të mëdha”, njoftojnë nga DPHM.

Mesatarja shumëvjeçare (1981-2010) për temperaturat e ajrit në stinën e verës sillen prej 16.0°C në rajonet malore deri në 25.3°C e matur në Gjevgjeli. Reshjet në këtë periudhë janë prej 23.9 mm të matura në stacionin meteorologjik në Shtip deri në 96.7 mm në Mavrovë.

Mesatarja shumëvjeçare (1981-2010) e temperaturës së ajrit në Shkup për qershor, korrik dhe gusht është 21,9°C, 24,2° dhe 23,9°C.

Sasia mesatare shumëvjeçare (1981-2010) e reshjeve në Shkup për qershor, korrik dhe gusht është madje 44.0mm, 37.6mm dhe 34.4mm.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?