Duke folur për përditësimin e listës së zezë amerikane në Maqedoni, respektivisht pas vendosjes në këtë listë të Artan Grubit dhe Enver Bexhetit, ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler tha se duhet kujtuar se simboli i drejtësisë, përveç syve të mbyllur dhe peshores, ka në dorë edhe shpatën, që simbolizon përgjegjësinë ndaj atyre që tentojnë ta pengojnë të njëjtën, përcjell TV21.
“Nën ligjet e SHBA-ve, duhet të emërojmë personat, për të cilët ka dëshmi se janë të përfshirë në korrupsion domethënës dhe të dëmshëm, pavarësisht rolit të tyre në të kaluarën apo në të tashmen. Thuhet që drejtësia është e verbër, sepse duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pavarësisht partisë politike, gjinisë, sfondit etnik apo pozitës. Dhe kujtoni që edhe pse mban një peshore, për të matur të vërtetën kundër gënjeshtrës, gjithashtu mban shpatën, për t’i mbajtur përgjegjës, ata që tentojnë të pengojnë atë”, tha Aggeler.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
10 Dhjetor, 2024 14:50
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.