Drogë dhe pastrim parash nga Shqipëria drejt Evropës, 61 arrestime dhe 360 kg drogë e sekuestruar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:49

Drogë dhe pastrim parash nga Shqipëria drejt Evropës, 61 arrestime dhe 360 kg drogë e sekuestruar

Një operacion i madh antidroge i kryer Guardia di Finanza e Brescias në Itali ka çuar në lëshimin e 61 urdhër-arresteve midis Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Polonisë, që synon trafikun ndërkombëtar të drogës, raporton A2, duket cituar mediat italiane.

Grupi dyshohet se ka pastruar fitimet e paligjshme nëpërmjet një sistemi “faturash për transaksione që nuk ekzistojnë”.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 360 kilogramë drogë. Ndaj personave nën hetim janë lëshuar urdhra sekuestrimi, me qëllim konfiskimin në vlerë totale të mbi 60 milionë eurove.

Në veçanti, grupi kriminal, me qendër në Shqipëri dhe me degë në Itali, kishte importuar drogë nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet rrugëve tregtare të transportit dhe më pas do ta sillte në Itali nëpërmjet Spanjës dhe Holandës duke përdorur mjete të rënda.

Sasitë e mëdha të kokainës ishin ruajtur për shpërndarje të mëvonshme në pesë baza operacionale, të vendosura kryesisht midis Brescia, Romano di Lombardia dhe Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë qendrore-veriore si Varese dhe Piza.

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?