Durmishi kryetari i ri i KES-it: Dialogu social është me rëndësi kyçe për Qeverinë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:46 Përditësuar

Durmishi kryetari i ri i KES-it: Dialogu social është me rëndësi kyçe për Qeverinë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me kryetarin e Federatës
së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov dhe Kryetaren e Organizatës së
Punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska, si përfaqësues të partnerëve socialë, sot
nënshkruan ndryshimin e Marrëveshjes për themelimin e Këshillit Ekonomik Social me
përbërjen e re.

Në përputhje me marrëveshjen e re, ministri i Ekonomisë dhe Punës, do të jetë kryetar i
Këshillit ekonomik social, ndërsa anëtarët e tjerë të emëruar nga Qeveria do të jenë
ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ministrja e Financave dhe ministrja e
Arsimit.

“Sot do të mbajmë zyrtarisht seancën e parë që ka karakter solemn dhe është
konstituive. Për Qeverinë, dialogu transparent social është me rëndësi thelbësore.

Këshilli Ekonomik dhe Social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes të cilit do
të zhvillojmë dialogun social në periudhën e ardhshme, do të dëgjojmë kërkesat e
punëdhënësve dhe kërkesat e sindikatave dhe do të miratojmë vendime dhe masa të
përbashkëta që do të kenë si qëllim kryesor përmirësimin e standardit jetësor të
qytetarëve”, tha ministri dhe shtoi se sot, meqë është seancë konstituive, vetëm do të
dëgjohen kërkesat e sindikatave dhe punëdhënësve.

“Sot do të dëgjojmë kërkesat e të gjithëve, të cilët më pas do t’i dërgojnë zyrtarisht në
Këshillin Ekonomik Social dhe do t’i shqyrtojmë si pika të rendit të ditës në një nga
seancat e radhës, dua të them se në periudhën e ardhshme të gjitha vendimet, masat,
ligjet do të miratohen në mënyrë transparente në kuadër tzë Këshillit Ekonomik Social
dhe ne do t’i dëgjojmë dhe shqyrtojmë të gjitha kërkesat”, tha ministri Durmishi.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 19:46 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?