Dy muaj më parë janë shitur biletat për sfidën e së shtunës, Bajern-Leverkuzen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 20:08

Dy muaj më parë janë shitur biletat për sfidën e së shtunës, Bajern-Leverkuzen

Të shtunën e gjithë vëmendja e mbarë opinionit sportiv do të jetë e mbërthyer në “Allianz Arena”, teksa përballen dy skuadrat rivale të dy sezoneve të fundit për titullin kampion, Bajern i Munihut dhe Bajer Leverkuzenit. Nënkampionët e Bajern kundrejt kampionëve aktualë, “Aspirinat” e Çabi Alonsos, në një 90 minutësh që pritet të jetë spektakolar.

Pas 4 javëve të para të dyja skuadrat ndahen me vetëm 3 pikë, me ekipin e Vinsent Kompanit që është treguar perfekt në këtë start kampionati, teksa i ka fituar të 4 sfidat, ndërkohë që Leverkuzeni numëron 3 fitore dhe 1 humbje atë ndaj Lajpcigut.

Bajern kërkon menjëherë të rikthejë titullin në Bavari, pasi sezonin e fundit ishte Leverkuzen që dominoi duke fituar titullin e parë në histori. Skuadra e Bajernit të Munihut do të kërkojë edhe revanshin e sezonit të fundit edhe sa i takon sfidave direkte, ku në Munih në fazën e parë ndeshja përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit “Aspirinat” triumfon thellë 3-0, një sfidë që përcaktoi në një farë mënyre edhe sezonin, me “kuqezinjtë” që u kurorëzuan në fund si kampionë.

Gjermanja “Kicker”, ka publikuar edhe një informacion shumë interesant lidhur me interesimin për këtë ndeshje. Sipas saj biletat për sfidën që do të zhvillohet të shtunën në “Allianz Arena” janë shitur të gjitha, më 25 korrik,  rreth 2 muaj më parë. Ndërkohë që interesimin ka qenë aq shumë i lartë, teksa numërohen rreth 350.000 kërkesa për të siguruar një biletë.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 20:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?