Dy të vrarë dhe tre të plagosur nga një shpërthim në qytetin Cetinje në Malin e Zi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:30

Dy të vrarë dhe tre të plagosur nga një shpërthim në qytetin Cetinje në Malin e Zi

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur mëngjesin e së enjtes në qytetin Cetinje, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.

Sipas policisë malazeze, pranë Qendrës Sportive të qytetit ka ndodhur një shpërthim. Dy viktimat janë: Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, të dyshuar si anëtarë të klanit kriminal “Shkalar”.

Policia thotë se edhe dy të plagosurit janë anëtarë të të njëjtit grup kriminal, ndërsa i plagosuri i tretë është një e moshuar nga Cetinje, e cila në momentin e shpërthimit ka qenë duke kaluar pranë vendit të ngjarjes.

Ekspertët thonë se lufta mes grupeve kriminale në Mal të Zi është ndër më të ashprat në rajon, ndërsa përplasja mes grupeve rivale mafioze “Shkalari “ dhe “ Kavaç” ka shkaktuar dhjetëra viktima jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Europë, përfshi Austrinë dhe Greqinë.

Policia lokale beson se grupet malazeze, me ndihmën e atyre serbe, kanë marrë në dorë trafikun e drogës nga Amerika e Jugut, duke u bërë lojtarë kryesorë në krimin e organizuar në Evropë. Konflikti mes dy grupeve nisi pas zhdukjes së rreth 200 kilogramëve kokainë në portin spanjoll të Valencia.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?