E majta kundërshton shqipen edhe te makaronat dhe smokit!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 18:40

E majta kundërshton shqipen edhe te makaronat dhe smokit!

Gjuha shqipe po i pengon shumë partive politike maqedonase dhe politikanëve maqedonas. Herë hiq shqipen nga tabelat rrugore, herë nga ministritë e herë nga komunikatat. Tashmë ata dëshirojnë që ta heqin edhe nga ambalazhet e produkteve.

Partia Levica i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që në seancën e së hënës të mbështesin Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për konsumatorët, me të cilin hiqet detyrimi për deklarata dygjuhëshe në produkte.

„Me këtë ligj po rregullohet padrejtësia ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonas, të cilët për vite me radhë janë përballur me ngarkesa administrative dhe financiare të vendosura nga politikat klientelistike të partive të regjimit”, thonë nga Livica.

Levica  i bën thirrje VMRO-DPMNE-së, e cila në të kaluarën pretendonte se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi.

“Presim që të gjithë deputetët që vërtet janë angazhuar për interesat e popullit ta mbështesin këtë ligj dhe të vendosin fund burokracisë të padobishme që i vë prodhuesit maqedonas në një pozitë të pafavorshme”, thonë nga Livica.

Propozim-ligji do të jetë në rendin e ditës në seancën plenare të së hënës.

Më 20 mars do të mbahet seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve, pasi Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 18:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?