Edhe Kasami kërkon që Ahmeti të largohet nga skena politike

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 16:30

Edhe Kasami kërkon që Ahmeti të largohet nga skena politike

Pas kryetarit të ASH-së dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka kërkuar largimin e liderit të BDI-së nga skena politike.

Sipas Kasamit garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja.

“Në Maqedoni duhet të ketë rifresik të skenës politike, dhe në këtë drejtim mendoj se garda e vjetër me në krye Ali Ahmeti dhe të tjerë të cilët një kohë të gjatë janë në skenën politike, duhet të hapin krahun dhe të ju lënë rrugë gjeneratave më të reja. Besoj se tash z. Ahmeti e ka këtë mundësi që në opozitë të reflektojë, të reflektojë partinë dhe ata të përgatiten për sfidat e tyre”, deklaroi Bilall Kasami, krytear i Lëvizjes BESA dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN nga një ngjarje ku mori pjesë në Gostivar.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme përmes një statusi në Facebook, Taravari kërkoi poashtu dorëheqjen e kreut të integrisëve Ahmeti nga jeta politike, për shkak, siç thotë, të abuzimeve me pushtetin dhe pasurimin e familjes së tij. Rendit këto argumente, që sipas Taravarit, e bëjnë urgjente dorëheqjen:

  1. Abuzim me pushtetin duke ndikuar në pasurimin e pandershëm të vetes dhe familjarëve të tij;
  2. Mbajtja peng e popullit për dekada me formulën “me ne-punësohesh, kundra nesh-shkatërrohesh” ose mërgohesh;
  3. Udhëheqës i një grupi politik që aktualisht është i akuzuar për krime të rënda korruptive;
  4. Bashkëpunëtor i ngushtë me disa individë të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar;
  5. Dëmtim dramatik i jetës së njerëzve dhe sidomos Shqiptarëve. Flaka
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shkurt, 2025 16:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
271
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?