Edhe pse nuk ka tekste për gjuhët e huaja, Janevska ka plane për programe të reja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:30

Edhe pse nuk ka tekste për gjuhët e huaja, Janevska ka plane për programe të reja

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ishte mysafire në emisionin “25 Minuta”, i cili transmetohet në Televizionin SHENJA. Janevska gjatë bisedës theksoi se ka plan programe për ndryshimin e planeve mësimore duke filluar nga klasa e shtatë, tetë dhe nëntë deri tek katër vitet e gjimnazi. Ndërkaq nga ana tjetër vazhdon problemi që nuk ka tekste në gjuhë të huaja për të cilën ajo tha se ende presin përgjigje nga Komisioni i Shkallës së Dytë.

Megjithatë ajo foli edhe për dobitë e mësimit në një ndërrim i cili është i domosdoshëm edhe pse në Shkup në shuma shkolla mësimi është në dy ndërrime.

VESNA JANEVSKA, MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Pse është e domosdoshme, sepse atje ku ndodh flas për shtete të huaja shtete të zhvilluara ku nxënësit janë në nivel të lartë në rang të PISA e bëjnë në një ndërrim dhe pse e bëjnë ata këtë, së pari sepse është e natyrshme të punohet në mëngjes e jo pasdite deri në ora 7 ose 8 e mbrëmjes, efektiviteti i mësimdhënëse dhe nxënësve do të jetë më i lartë dhe kohën më të gjatë që do ta kalojnë nxënësit në shkollë do fitojnë aftësi dhe njohuri të reja”.

E çështja e rritjes së pagës vazhdoj të jetë pjesë e bisedës, ku Janevska theksoi se rritja e pagës për pensionistët dhe jo për mësimdhënësit është se mësimdhënësit kanë paga më të larta nga pensionistët.

VESNA JANEVSKA, MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Oh, kjo është fatkeqe që duhet ta diskutojmë sepse ka pensionistë që kanë pensione prej 14 mijë denarë 16 mijë denarë ose 18 mijë denarë pension dhe nëse jemi të vetëdijëshëm dhe jemi krijesa të vetëdijshme ne duhet të dimë se ato janë nivele substandare të jetesës që duhet të plotësohen nevojat bazë, si ushqim barna dhe veshje unë e di se është absolutisht kështu, mësimdhënësit kanë rroga prej 32 mijë deri në 42 mijë denarë me shtesa të mentorit arrinë më shumë me kujdestari, ata që janë të rinj dhe fillojnë me punë kanë rrogë bazë prej 32 -33 mijë denarë, kurse në arsim të mesëm janë pak më të larta”.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar edhe për projektet e rradhës ku tha se për momentin kanë 36 projekte të mëdha për rekonsturim, ndërtim plotësues, dhe ndërtimin e shkollave, 80 projekte më të vogla nga të cilat 40 kanë mbaruar dhe 40 janë në vijim duke përfshirë edhe renovimin thelbësor të disa shkollave.

/SHENJA/

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?