Edhe udhëheqësit e Bullgarisë kritikuan Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 12:06

Edhe udhëheqësit e Bullgarisë kritikuan  Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova

Edhe udhëheqësit e Bullgarisë kanë kritikuar Presidenten e sapo zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pasi ajo iu referua vendit të saj si “Maqedoni” në ceremoninë e saj të betimit më 12 maj.

Në një deklaratë, kryeministri në detyrë dhe ministri i Jashtëm i Bullgarisë Dimitar Glavçev tha se Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 dhe, në parim, me marrëveshjet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Bullgaria në mënyrë të përsëritur dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze”, tha Glavçev, sipas medias lokale.

Ai tha se Maqedonia e Veriut ishte anëtare e NATO-s “nga e cila burojnë detyrimet dhe përgjegjësitë përkatëse”.

“Ne jemi të bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të varet tërësisht nga zbatimi gjithëpërfshirës i marrëveshjeve të korrikut 2022 të miratuara nga të gjithë”, tha Glavçev.

Presidenti bullgar Roumen Radev tha: Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare që ka nënshkruar Republika e Maqedonisë së Veriut”.

“Bullgaria në mënyrë të përsëritur dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se traktatet duhet të zbatohen”, tha Radev.

“Kujtoj gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë obligimet dhe përgjegjësitë përkatëse”, tha ai.

“Jam i bindur se perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i rreptë i traktateve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga korniza negociuese e miratuar nga Këshilli Evropian në korrik 2022, e cila, për informim  të institucioneve përgjegjëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të rishikohen.”

Raportet nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut thanë se kur Siljanovska-Davkova hoqi fjalën “Veri” nga emri i vendit gjatë betimit të saj, ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sophia Philippidou, u largua nga ceremonia.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 12:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?