Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto teksa shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij Linda, Presidentin Amerikan Joe Biden dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Jill.
“Foto e ditës”, është mbishkrimi që Rama ka zgjedhur për ta shoqëruar këtë foto.
Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve kreu i ekzekutivit shqiptar ka qenë në New York ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit për të Ardhmen. Më herët Rama është takuar me disa prej liderëve botëror, si Presidentin turk, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin ka zhvilluar dhe diskutime për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR.
Sipas Ramës kjo e fundit do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
27 Shtator, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.