Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2024 14:34

Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit  Hapësinor, Resmi Ejupi, iu bashkua aksionit për mbjelljen e drunjve që u zhvillua në një lokacion afër Kokinos. Me mbjelljen e 1000 fidaneve të fundit, u përmbyll aksioni i këtij viti për pyllëzimin “Sonçeva Gora”, si pjesë e “Pastrimi genjeral në fundjavë 2024”, aksioni më i madh dhe më masiv vullnetar për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor.

– I përshëndes të gjithë partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit në aksione, sepse të gjithë këtu na bashkon dëshira e fuqishme për të nxitur dhe zhvilluar ndërgjegjësimin për mjedisin me shembuj personalë. Mbeturinat nuk kanë vend në natyrë,” theksoi Ejupi në fjalimin e tij, duke shtuar se çdo vend ku mbeturinat janë hedhur në mënyrë të papërshtatshme mund të bëhet një oazë e pastër dhe e gjelbër, ku do të kalojmë me kënaqësi kohën tonë të lirë. 

Ai theksoi se në rrugën tonë drejt Evropës, duhet të sillemi në mënyrë evropiane dhe të jemi shembull për të rinjtë tanë.

Këtë vit, për herë të tretë në aksionin vjeshtor “Sonçeva Gora”, mbillet një pemë për çdo 10 kilogramë mbeturina të mbledhura gjatë “PASTRIMIT GJENERAL NË FUNDJAVË”. Pyjet Kombëtare tashmë kanë mbjellë më shumë se 100.000 pemë (pisha e zezë, pisha e bardhë dhe selvi e Arizonës) në një sipërfaqe prej 51 hektarësh, ndërsa me 1.000 fidanët e fundit, përmbyllet aksioni.

Aktivitetet “Pastrimi Gjeneral në Fundjavë” dhe “Sonçeva Gora” organizohen nga Men end Mountain, së bashku me partnerët kryesorë strategjikë, “Pivara Shkup” dhe “Pakomak”, dhe realizohen me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Pyjet Kombëtare, institucione të tjera dhe vullnetarë.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2024 14:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?