Ekspertët ndërkombëtarë: Është koha që RMV-ja të lëviz përpara

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:12

Ekspertët ndërkombëtarë: Është koha që RMV-ja të lëviz përpara

Ish-Ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker, vlerëson se zgjerimi i BE-së s`ka alternativë dhe se kjo është e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër analisti ballkanik, Edëard Joseph, vlerëson se qeveria e re në Shkup duhet të dëshmojë lidership, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që mori gjatë zgjedhjeve. Për zërin e amerikës në gjuhën maqedonase ai thekson se do të ketë partner shqiptar në Qeveri, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jetë opozita VLEN.

Edward Joseph , analist Ballkanik

“Do të ketë partner shqiptar në Qeveri. Me siguri do të jetë opozita VLEN. Ata do të kenë sfida, u obliguan të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Çfarë do të ndodh nëse pas 6 muajsh nëse me VMRO-DPMNE-në në Qeveri nuk votohen ndryshimet kushtetuese? Çfarë do të ndodh në RMV? Çështja mbetet e hapur”.

Drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan – Pol Mekarti, ka komentuar raportet e ardhshme Shkup – Sofje, duke marrë parasysh se në RMV vjen garnitura e re politike.

Ish-Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ardhjen në pushtet të partisë me oreintim djathtist nuk e sheh si mundësi për ndikim më të madh të Moskës. Ndërsa, Nadja Muzikina nga NDI ka theksuar se pavarësisht se kush ka e pushtetin, Maqedonia e Veriut duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Ekspertët vlerësojnë se lëvizjet zgjedhore nga e majta në të djathtë në Maqedoninë e Veriut, janë nxitur nga revolta e votuesve për shkak të zhvillimit të ngadaltë ekonomik dhe korrupsionit të vazhdueshëm që sipas tyre, kjo ndikon në ngadalësimin e aderimit në BE. /SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?