Emërimi i drejtorit të shkollës në Ladorishtë, akuzë e re ndaj Merkos

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:29

Emërimi i drejtorit të shkollës në Ladorishtë, akuzë e re ndaj Merkos

Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko i është ngritur akuzë e re, për emërimin e paligjshëm të drejtorit në shkollën fillore në fshatin Ladorishtë. Akuza e ngritur nga Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka të bëjë me punë të pandërgjegjshme.

“Edhe pse Ligji i Arsimit Fillor parashikon që ushtruesi i detyrës drejtor zgjidhet nga radhët e punonjësve të shkollës që i plotësojnë kushtet për drejtor, më 12.1.2022, i akuzuari ka caktuar person që nuk i plotëson kushtet si ushtrues detyre drejtor të shkollës në Ladorishtë, pra nuk ka pasur përvojë pune të paktën pesëvjeçare në punë edukativo-arsimore”, njoftojnë nga PTHP -Strugë.

Personi i emëruar ka ushtruar detyrën e drejtorit të shkollës nga 12 janari i vitit 2022 deri në 31 korrik të vitit 2023, periudhë gjatë së cilës i është paguar paga dhe kontributet si u.d. drejtor, me çka i është shkaktuar dëm shkollës. Kjo është shkolla e pestë për të cilën Merko është akuzuar në të njëjtën bazë.

Tashmë janë duke u zhvilluar gjykime për shkollat fillore në fshatrat Veleshtë, Podgorcë, Labunishtë dhe Vëllezërit Milladinov në Strugë. Kjo është akuza e tetë ndaj Ramiz Merkos. Ndaj tij ka edhe një proces gjyqësor për blerjen e makinës luksoze Audi A6 për 67 mijë euro dhe tre vetura të tjera për nevoja komunale. Gjykata në seancën e 2 shtatorit për këtë çështje nuk pranoi kërkesën e avokatit të Merkos për hedhjen poshtë të akuzës, pasi kanë kaluar 5 vite nga veprimi. Merko është i akuzuari i tretë në rastin në të cilin akuzohen 11 persona fizikë dhe një person juridik për ndërtimin e paligjshëm të një objekti pranë një hoteli në Strugë.

“Në korrik të vitit 2019 ka lëshuar leje ndërtimi, e cila i mundësoi investitorit të ndërtojë dhe të përfitojë përfitim pronësor – patundshmëri, respektivisht kat shtesë të objektit me galeri të hapur dhe tarracë, me sipërfaqe totale bruto prej. 513 m2 dhe vlerë e parashikuar prej 781.527 euro. Me këtë ai ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare”, thonë nga PTHP Strugë.

Gjykimi për këtë rast ende nuk ka filluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur Merkon në listën e zezë për akuza për korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në procedurat gjyqësore. Prokuroria Publike për Alsat tha se asnjëra nga akuzat nuk është e vjetërsuar. Avokati i Merkos, Igor Petkovski një ditë më parë tha se në rastet kundër Merkos nuk ka asnjë përgjegjësi penale. /Alsat.mk

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?