Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, po qëndron për një vizitë tjetër zyrtare në Serbi.
Ai sot është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka njoftuar edhe për atë se çfarë kanë biseduar.
Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe direkte për situatën në rajon, marrëveshjet e dialogut që s’po zbatohen dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“E ritheksova se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, ka shkruar Vuçiq.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
14 Qershor, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.