Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 22:16

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se më shumë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtohen në spitalet e Turqisë, derisa ripërsëriti qëndrimin e tij se Hamasi është një “lëvizje rezistence”, shkruan Reuters.

Një zyrtar turk më vonë tha se Erdogan kishte “gabuar”. duke dashur të thoshte se banorët e Gazës në përgjithësi po trajtohen në Turqi, transmeton Telegrafi.

“Nëse e quani Hamasin një organizatë terroriste, kjo do të na trishtonte”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara, pasi Mitsotakis i ishte referuar Hamasit si të tillë.

“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste… Më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë në trajtim në spitalet në të gjithë vendin tonë”, tha Erdogan.

Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më vonë se Erdogan kishte për qëllim t’u referohej palestinezëve nga Gaza e drejtuar nga Hamasi në përgjithësi, në vend të anëtarëve të Hamasit.

“Presidenti Erdogan e tha gabim, ai do të thoshte se 1 mijë banorë të Gazës janë në trajtim, jo anëtarë të Hamasit”, tha një zyrtar turk. /Telegrafi/

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?