Është rritur numri i të sëmurëve me Kovid-19 në shtator

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:29

Është rritur numri i të sëmurëve me Kovid-19 në shtator

Instituti i Shëndetit Publik informon se këtë muaj është rritur numri i të sëmurëve me Kovid-19. Në periudhën prej 16 deri më 22 shtator janë regjistruar 64 raste të reja pozitive që është rritje prej 12,3 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të sëmurë nga nëntë qytete. Pjesa më e madhe janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Pehçevë.

“Janë regjistruar të sëmurë në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin e ‘të shëruarit’ e kanë marrë 69 persona. Gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur lidhur me KOVID-19 nga Tetova, nga grupmosha mbi 65 vjeç. Personi është vaksinuar me 2 doza kundër KOVID-19, kanë kaluar 3 vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Personi pozitiv ka ndërruar jetë në kushte spitalore”, informojnë nga ISHP.

Gjatë këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1.624 të sëmurë dhe 21 të vdekur, përderisa nga paraqitja e rastit të parë me Kovid-19 në vend, janë regjistruar gjithsej 251.940 të sëmurë dhe 10.000 të vdekur lidhur me Kovid-19.

“Pjesa më e madhe e të sëmurëve janë të regjistruar në Shkup, Manastir dhe Kumanovë, ndërsa vdekje më e madhe është regjistruar në Kavadar. Mortalitet më i lartë është regjistruar në Ohër, Kavadar dhe Prilep. Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është regjistruar në Strugë dhe Kriva Pallankë”, njofton ISHP.

486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Shtator, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?