Eugene Pittard, një humanist zviceran në Shqipërinë e viteve 1920

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:31

Eugene Pittard, një humanist zviceran në Shqipërinë e viteve 1920

Loboi për Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, zbuloi zonën arkeologjike të Trenit në Prespë, solli ndihma humanitare gjatë zisë së bukës më 1924.

Figura e harruar e akademikut, antropologut dhe arkeologut zviceran Eugene Pittard u soll sot në vëmendje në një aktivitet, që solli të plotë përmasat e tij intelektuale, shkencore dhe humanitare. Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber vlerësoi lidhjen mes dy vendeve përmes tij.

“Sot festojmë jetën dhe veprën e një intelektuali zviceran, kontributet e të cilit për Shqipërinë, kanë lënë një gjurmë të dukshme në historinë e dy vendeve tona. Ai është pa dyshim një trashëgimi e vërtetë zvicerano-shqiptare.

Ai u bë zëdhënës ndërkombëtar i Shqipërisë në një moment delikat. Pittard kontribuoi fuqishëm për të drejtat e vendit, për sovranitetin, dhe luajti një rol viytal në pranimin e Shqiëprisë në Lidhjen e Kombeve”, tha Huber.

Studiuesi Luan Rama, vërejti në fjalën e tij, pikërisht shumansinë e figurës së Pittard dhe gruas së tij Helene Pittard, me të cilën erdhën në Shqipëri dhe takuan figurat më të njohura politike e kulturore të Shqipërisë së viteve 1920.

“Kanë ardhur në Shqipëri në një moment mjaft delikat. Misioni i tyre ishte politik, kulturor, arkoelogjik e antropologjik”, tha Rama, për zviceranin që themeloi Kryqin e Kuq Shqiptar.

Kudret Isaj, autor i një studimi për lidhjen e Pittard me Shqipërinë, tregoi marrëdhënien e Pittard me presidentin Amerikan Woodrow Wilson, duke ndihmuar për fatet e Shqipërisë.

Shteti shqiptar në atë kohë e emëroi Prof. Eugène Pittard Konsull të Përgjithshëm Nderi në Gjenevë. Botimi i një libri në shqip dhe në frëngjisht do të mundësojë njohjen më të gjerë të historisë së harruar të çiftit zviceran.

Ngjarja synon zbulimin e kësaj figure të harruar, që bëri për Shqipërinë gjithë çfarë mundi në një kohë që vendit i rrezikohej e ardhmja./News 24

482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?