Europian U21/ Shakohoxha ‘shpërthen’: Shqipëria patericë e Serbisë, e paçin faqen e zezë ata që bashkëpunuan me të

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 22:51

Europian U21/ Shakohoxha ‘shpërthen’: Shqipëria patericë e Serbisë, e paçin faqen e zezë ata që bashkëpunuan me të

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press“.

UEFA deklaroi të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut, raporton AP-ja.

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ka reaguar ashpër, duke thënë se ky organizim është një turp i madh.

Ai shtoi se kjo gjë po bëhet vetëm për interesa personale dhe asgjë tjetër, sepse nuk ka asnjë motiv tjetër për të ndodhur kjo gjë mes këtyre dy shteteve.

Kushdo që e ka bërë këtë gjë, e ka bërë për interesa personale. Nuk ka asnjë motiv tjetër që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë këtë Kampionat bashkë. Serbia është vendi me tifozerinë më të dënuar në Evropë. Stadiumi i fundit i ri i ndërtuar në këtë vend është bërë kur Tito ishte gjallë. Serbisë nuk i dhuron UEFA asgjë, sepse asnjë vend në rajon nuk pranon të bashkëpunojë me këtë vend. Maqedonia nuk pranon, Sllovenia nuk pranon, Kroacia nuk pranon, Bosnja nuk pranon, këtë gjë e pranon vetëm Shqipëria, e cila është paterica e serbëve, sepse ata me gjithë sllavizmin e tyre, e mbështesin Shqipërinë për të marrë vota dhe gjëra të tjera. Ky është një ‘haraç’ i paguar. Turp dhe e paçin faqen e zezë atë që për interesa personale e bën këtë bashkëpunim“, ka deklaruar Shakohoxha.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 22:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?