EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “Generalka Weekend 24”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 14:19

EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “Generalka Weekend 24”

Punonjësit e EVN Maqedoni bënë punëvullnetare në kuadër të aksionit më të madh ekologjik në vend për pastrimin e mbeturinave “GENERALKA WEEKEND 24”. Dyzet vullnetarët mblodhën mbeturinat në lokacionin përreth hidrocentralit “Matka” dhe Qendrës Ekspozuese “Matka”.

Bashkimi në këtë aksion pasqyron kontributin e vazhdueshëm të kompanisë në minimizimin e ndikimeve negative dhe rritjen e ndikimit pozitiv në mjedis dhe shoqëri në tërësi.

“Roli si partner i EVN Maqedoni në këtë projekt është dëshmi se ne jemi plotësisht të përkushtuar, i vendosim parimet e qëndrueshmërisë në të gjitha aktivitetet tona dhe me përgjegjësi i përdorim resurset që na janë besuar për të ruajtur mjedisin për gjeneratat e ardhshme.

Ne e njohim rolin kryesor në promovimin e parimeve ekologjike, sociale dhe të qeverisjes dhe përputhshmërinë me standardet ESG. Përgjegjësia për zhvillimin e strategjisë së qëndrueshmërisë është prioritet në nivelin më të lartë të korporatës dhe është detyra jonë të kontribuojmë në një mjedis të qëndrueshëm dhe të krijojmë një të ardhme të gjelbër për vendin”, tha Jirgen Fllajshhaker, Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

EVN në të gjitha aktivitetet e saj vendos parimet e qëndrueshmërisë dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Energjia dhe mbrojtja e mjedisit janë segmente të ndërlidhura dhe qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për grumbullimin, përzgjedhjen dhe depozitimin e duhur të mbetjeve. Në këtë drejtim, ne realizojmë projekte të ndryshme për mbrojtjen e diversitetit biologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe pajisjeve që përmbajnë bifenil të poliklorinuar (PCB), mbrojtjen e tokës, ujit dhe ujërave nëntokësore.

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2024 14:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?