EVN Maqedoni, është hapur konkursi për studentë nga familje me të ardhura të ulëta

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 11:23

EVN Maqedoni, është hapur konkursi për studentë nga familje me të ardhura të ulëta

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, EVN Maqedoni sërish shpalli programin e bursave “LOST”. Qëllimi i programit është të ofrojë bursa për studentët dhe studentet që kanë të ardhura të ulëta mujore familjare dhe janë të regjistruar në fakultetet elektroteknike në vend.

Në konkursin e shpallur mund të aplikojnë studentët që plotësojnë këto kushte: për herë të parë regjistrohen në vitet I, II, III dhe IV, në vitin akademik 2024/2025, semestri dimëror; të jenë nga familje me të ardhura të ulëta mujore familjare dhe të mos jenë përfitues të një burse tjetër apo kredi.

Përmes konkursit të programit “LOST”, EVN ndan 10.000 denarë në muaj për secilin bursist të përzgjedhur dhe mundëson mësim përmes punës, mbështetje mentoruese, si dhe zhvillim personal dhe profesional.

Aplikimi është aktiv, ndërsa studentët mund të gjejnë më shumë informacion në ueb faqen e EVN Maqedoni ose në linkun https://evn.mk/Downloads/Career/Nov-oglas-Stipendii-2024-2025-so-izjavi.aspx

Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë pyetjet dhe aplikacionet e tyre në mënyrë elektronike në esg@evn.mk.

EVN Maqedoni është kompani që ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë gjatë përzgjedhjes pa marrë parasysh racën, gjininë, fenë, kombësinë, llojin e aftësisë së kufizuar apo përkatësinë politike të kandidatëve.

235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Nëntor, 2024 11:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?