Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:28

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është “tani ose kurrë”.

Këto komente, ajo i bëri gjatë Forumit Evropian Wachau në Austri, ku po diskutohet mbi integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor, i cili ekziston prej një viti, është një dëshmi e mirë se ne duhet ta trajtojmë zgjerimin si një domosdoshmëri gjeostrategjike që ka nevojë për mbështetje politike. Është tani ose kurrë”, tha Fajon në fjalën e saj.

Ministrja sllovene, siç transmeton Klan Kosova, tha se gjatë dy viteve të fundit, vendi i saj, së bashku me miqtë e Ballkanit Perëndimor, është angazhuar fuqishëm në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendeve të BP-së dhe, sipas saj, rezultatet kanë qenë të dukshme.

“Kujtova zotimin e Bledit dhe objektivat e qarta për vitin 2030. Është e rëndësishme që trendi dhe progresi pozitiv të vazhdojnë dhe që ne të bëjmë gjithçka në Union dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Një nga nismat është propozimi slloveno-gjerman për përdorimin e shumicës së cilësuar në vendimmarrje për çështjet e zgjerimit. Fakti është se Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe kjo duhet të bëhet edhe një realitet politik”.

“Alternativa – nëse nuk jemi mjaft të vendosur dhe të shpejtë – është rritja e ndikimit nga vendet e tjera, të cilat tashmë po përshpejtojnë interesat e tyre në rajon”, tha Fajon në margjinat e takimit të grupit.

Në diskutim ajo kujtoi përbërjen e Komisionit të ri Evropian dhe shprehu shpresën se ai do të vazhdojë ta vë zgjerimin në krye të agjendës së BE-së.

“Është gjithashtu e rëndësishme të forcohet besimi i njerëzve në zgjerim, si nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga ana e BE-së, dhe që të zgjerojmë më tej grupin tonë të miqve. Mirëpres gjithashtu nismën e Përfaqësuesit të Lartë Borrell për të mbledhur ministrat e Ballkanit Perëndimor në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën. Kjo duhet të bëhet një praktikë e rregullt, pasi kemi shumë sfida të përbashkëta në një botë komplekse”, deklaroi ministrja sllovene.

Në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Serbisë, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Takimi rezultoi gjithashtu në Gottweig Appeal, një dokument ky në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Unionit në Ballkanin Perëndimor.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?