Faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë, Zekolli: Shumë shpejt do të jetë në qarkullim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:37

Faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë, Zekolli: Shumë shpejt do të jetë në qarkullim

Faza e parë e autostradës Shkup – Bllacë është kryer dhe shumë shpejt i njëjti pritet të lëshohet në qarkullim, deklaron zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, në emisionin “Biznes Plus”. Sa i përket 10 km të tjera, sipas projektit ekzistues vështirë që mund të realizohet për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Për atë arsye, Zekolli shton se si ministri po shqyrtojnë mundësitë për gjetjen e mënyrës më të përshtatshme të realizimit edhe të kësaj pjese të autostradës.

“Pjesa e 2 km është çështje javësh kur do të lëshohet në përdorim. Është në fazën e përpilimit të një gardhi mbrojtës dhe sinjalistikës, qoftë asaj horizontale ose asaj vertikale. Në këtë drejtim kishim disa momente jo të lakmueshme lidhur me implementimin e gjuhës shqipe në sinjalistika dhe ne kemi ndërmarrë masa si Qeveri për të përmirësuar një gabim që nuk falet.”, – deklaroi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Rruga Tetovë – Prizren, Zekolli: Është ndarë buxheti për fazën e projektimit

Sa i përket rrugës Tetovë – Prizren është ndarë buxhet dhe është formuar grupi punues mes dy vendeve dhe së shpejti do të fillojë faza e projektimit.

“Tani duhet të fillojë faza e projektimit, e cila do të bëhet me prezencën e ministrit Aliu dhe grupi punues është formuar, emrat e të cilëve i kemi të ditur të dyja palët. Tani do të fillohet me fazën e projektimit, si dhe pjesa tjetër e cila është shumë e rëndësishme, buxheti ka në llogarinë e Rrugëve shtetërore.”, – theksoi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Sa i përket 100 milion eurove, mjete këto të marra nga kredia hungareze për të përmirësuar infrastrukturën e komunave, Zekolli shton se interesimi i komunave shqiptare është në nivel, të cilat kanë konkurruar me projekte të ndryshme.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?