Fetai: A ka patur “Balancues” për “Tigrat” ku nuk gjindej asnjë shqiptar që dinte not?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:20

Fetai: A ka patur “Balancues” për “Tigrat” ku nuk gjindej asnjë shqiptar që dinte not?

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, përmes një shkrimi ne rrjetet sociale ka reaguar pas vendmit të Gjykatës Kushteutese per shfruqizimin e “Balansuesit” dhe akuzave të BDI-se ne drejtim te VLEN-it se me kete cenohet perfaqesimi i drejtë i shqiptareve ne institucione.

“A ka patur Balancues për njësinë speciale të policisë Tigrat ku nuk gjindej asnjë shqiptar që din not❓

A ka patur Balancues për Agjencinë e Filmit ku nuk ka asnjë shqiptar❓

A ka patur Balancues në Akademinë e shkencave ku nga 61 të punësuar vetëm një është shqiptar❓

A ka patur Balancues në gjykata ku përfaqësimi shqiptar është nën 10%❓”, ka pyetur Fetai.

“Vetë Gjykata kushtetuese e mbushur me njerëz të SDSM-BDI, e cila duhet të kujdeset për parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, nuk e zbaton Balancuesin dhe përfaqësimi i shqiptarëve është nën 10%⁉️

A ka patur Balancues në gjithë ato qindra e qindra raste të faktuara ku maqedoni e zinte vendin e shqiptarit me deklaratë të rrejshme përkatësie❓

❌ Balancuesi nuk ka qenë në shërbim të shqiptarëve, por në shërbim të interesave të BDI-së për të mashtruar opinionin se gjoja po arrihet përfaqësimi i shqiptarëve në shtet.

Mashtrimi i BDI-së tashmë është zveshur dhe shqiptarët e kanë kuptuar se nevojitet një instrument tjetër më efikas, i cili do të garantojë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione. VLEN është i përkushtuar për miratimin e një ligji të veçantë, i cili do të rregullojë çështjen e përfaqësimit të bashkësive dhe do të shmang keqpërdorimet e deritashme❗️”, mbyll reagimin e tij Fetai.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?