Fetai: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i prioriteteve!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:24

Fetai: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i prioriteteve!

Kandidatit për zv/kryminister për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, ka prezantuar sot në pika të shkurta, planin për 4 vitetet e ardhshme në Qeveri.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e z.Fetai, ku paraqiti prioritetet e tij.

Në kuadër të paraqitjes së programit qeveritar 2024-2024 nga Koalicioni VLEN, si kandidat i propozuar për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të mirë dhe Transparencë, theksova se qeveria e re reformatore do të ndjek katër akse prioritare të veprimit, në përputhje me Planin 2030 VLEN :

1. Evropianizmi i sistemit të drejtësisë
2. Lufta pa kompromis kundër korrupsionit
3. Përgjegjësia penale dhe sekuestrimi i aseteve kriminale
4. Transparenca e plotë institucionale

Si qeveri e re, do të sjellim një pako legjislative për reformimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë një Kod të ri Penal dhe riorganizim gjithpërfshirës të sistemit prokurorial dhe gjyqësor, bazuar në parimet e vetingut në drejtësi dhe praktikat evropiane.

Prioritet i prioriteteve i qeverisë sonë do të jetë lufta pa pardon kundër korrupsionit dhe llogaridhënia nga aktorët e korruptuar. Është e pa tolerueshme që strategjia nacionale antikorrupsion zbatohet në nivel prej vetëm 10%. Kjo do të ndryshojë! Do të themelojmë një trup koordionues shtetëror kundër korrupsionit i cili do t’i prijë kësaj lufte. Do të forcojmë kompetencat dhe burimet financiare e njerëzore të institucioneve antikorrupsion, si Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroria Antikorrupsion, Policia Financiare dhe Enti Shtetëror i Revizionit.

Qeveria jonë do të sjell një strategji të re për të forcuar kapacitetet institucionale për investigim financiar dhe konfiskim të aseteve kriminale, përfshirë ato të fshehura jashtë vendit. Ata zyrtarë që janë pasuruar duke dëmtuar xhepin e qytetarit do të japin llogari. Çdo cent i përfituar paligjshëm do t’i kthehet buxhetit të shtetit!

Qeveria VLEN do të jetë transparente kurse institucionet, në shërbim të qytetarit. Shërbimet do të digjitalizohen për të pamundësuar korrupsionin institucional. Institucionet do të obligohen që të publikojnë në ëebfaqet e tyre një pako standard të informatave të interesit publik, të qasshhme lehtë dhe në çdo kohë.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Qershor, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?