Fetai nga VLEN i përgjigjet Janevskës: UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 21:25

Fetai nga VLEN i përgjigjet Janevskës: UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas informacionit se në një nga shkollat e Çellopekut, Dita e Flamurit – 28 Nëntori është shënuar me shfaqje, ku nxënësit janë paraqitur me armë dhe me uniformë të UÇK-së.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë. Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase. Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, shkroi Fetai.

Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar se komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe janë pjesë e programeve arsimore.

“Komitët kanë qenë maqedonas, shqiptar, turq dhe etnikume tjera. Kanë luftuar në Luftën e Dytë Botërore kundër armikut të përbashkët dhe ne këta njerëz duhet t’i nderojmë.”, ka deklaruar ministrja, Janevska.

Kjo deklaratë e Janevskës vjen pas reagimit të BDI-së ndaj qëndrimeve të Janevskës për festimin e fëmijëve me uniforma të UÇK-së në shkollën e Çellopekut, ashtu siç nuk u bë problem me fëmijët në Aerodrom, të cilët kanë festuar me uniforma të komitëve. Ministrja Janevska tha se ushtria e UÇK-së dhe emblema e UÇK-së për këtë shtet nuk janë asgjë. 

Reagoi edhe BDI. Nga atje e kanë cilësuar si qasje selektive dhe hipokrite deklaratën e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila duke komentuar ngjarjet e festimit të 28 Nëntorit nga fëmijë të veshur me uniforma të UÇK-së, tha se UÇK-ja nuk vlen asgjë për Maqedoninë, ndërsa për fëmijët e veshur si komitë në Aerodrom, tha se komitët janë pjesë e historisë së shtetit, përcjell TV21. Nga BDI kërkojnë që ministrja ta tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike.

“Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend”, thanë nga BDI.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Dhjetor, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?