Fetai: Prokuroria e ka obligim ligjor që ta thërrasë në pyetje Ahmetin

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 21:26

Fetai: Prokuroria e ka obligim ligjor që ta thërrasë në pyetje Ahmetin

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai fton Prokurorinë që ta marr në pyetje kreun e BDI-së, Ali Ahmetin sepse ky i fundit në një deklaratë publike tha se ka njohur për vendndodhjen e Artan Grubit.

Sipas Fetait, prokuroria ka obligim ligjor ta thërras në pyetje Ahmetin.

“Ali Ahmeti deklaroi se ka njohuri për vendndodhjen e Artan Grubit, për të cilin ka një fletarrest ndërkombëtar. Prokuroria publike, në bazë të kësaj deklarate publike, ka për obligim ligjor ta thërrasë në pyetje z. Ali Ahmeti për ta pyetur se ku ndodhet personi që ndiqet nga drejtësia e vendit”, ka shkruar Fetai. Ndryshe, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Artan Grubi nuk është në arrati, pasi është në trojet shqiptare, duke i dhënë konotacion entik arratisë së numrit dy të deridjeshëm të partisë. Në një deklaratë nga Prishtina, Ali Ahmeti, foli në emër të Grubit, duke thënë se ai është i gatshëm të përgjigjet, por jo me drejtësi selektive.

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij akoma është, sigurisht që është dikund në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia, Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?