Data 11, Fevziu reagon për gjuhën shqipe, nxit debatin mes politikanëve shqiptarë në RMV!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:45

Data 11, Fevziu reagon për gjuhën shqipe, nxit debatin mes politikanëve shqiptarë në RMV!

Për vendimin e pritur të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ka reaguar edhe gazetari nga Shqipëria, Blendi Fevziu. Ai theksoi se në qoftë se maqedonasit do ta konsiderojnë Maqedoninë një shtet vetëm të maqedonasve do të bëjnë gabimin fatal dhe më të madh të historisë së tyre politike. Fevziu ka deklaruar se çdo tentativë për të zhbërë egzistencën e një komuniteti, mund të hapë çshtjet që mund të çojnë në coptimin e Maqedonisë së Veriut.

Blendi Fevziu, gazetar

Pas kësaj deklarate të Fevziut ka reaguar njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari. Ai i ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”, të cilit ia rikujt se ka kush të kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut. Taravari ia rikujton Feziut të gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti ka qeverisur për 20 vjet.

ARBEN TARAVARI, VLEN

“Kisha dashur që kaq i ndjeshëm sa u tregove për gjuhën Shqipe të tregoheshe edhe për faktin që ajo për 22 vjet pushtet të BDI-së ka mbetur pa emër, por është cilësuar gjithnjë si 20% në Kushtetutë, dhe po njësoj për pacientë që janë djegur brenda në spital apo njerëz të pafajshëm që vuajnë burgime të përjetshme me raste të montuara pikërisht në kohë të pushtetit të BDI-së, apo edhe për raste të çuditshme se si funksionarë dhe familjarë të BDI-së u kthyen në njerëzit më të pasur në vend. Nuk kemi parë asnjë emision të paktën në dijeninë time për këto raste”.

Taravari ka theksuar se drejtuesit e BDI-së, për të shmangur drejtësinë që i pret dhe për të hequr vëmendjen nga dënimi që i pret, ata arritën të çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëpërmjet mashave të tyre. “Por, gjuha shqipe i dashur Blendi për fatin e mirë të Shqiptarve nuk mund të preket as sot e as mot, dhe ndaj ti dhe cilido të rrini të qetë”, ka shkruar Taravari, të cilit pastaj i është përgjigjur Valdet Xhaferi nga BDI.

“Imagjinoni, politikani kontradiktor e jo konzistent, me shpejtësinë e dritës tentoi të demantoj reagimin dhe shqetësimin me vend të gazetarit Blendi Fevziu për gjuhën shqipe në vendin tonë. Prandaj duam publikisht t’a pyesim pse nuk reagoi ngjajshëm edhe ndaj deklaratave të Mickovskit, Maksimit, Stoilkoviçit dhe bashkëpuntorëve të tyre kur mohojnë gjuhën shqipe dhe të ariturat e shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut ?! Reagim të ashpër ndaj tendencave për shfuqizimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, paraqiti edhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqiprisë, zonja Spiropali, ju asokohe nuk reaguat, apo nuk kishit leje nga shefi juaj, e nga roli i vazalit të nënshtruar s’mund as gojën ta hapni”, shkruan Xhaferi.

Sipas tij, të gjithë jemi dëshmitar se Ju personalisht jeni krenuar me miratimin e ligjit për gjuhët dhe publikisht e falenderuat liderin tuaj të atëhershëm Ziadin Sela, prandaj ju pyesim pse atëherë nuk u treguat shqiptarëve se ligji nuk është në rregull, por u krenuat që keni qenë pjesë e miratimit të ligjit.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë