Fifi flet për Flor Mumajesin: Ka një vit që s’më kthen përgjigje!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 21:36 Përditësuar

Fifi flet për Flor Mumajesin: Ka një vit që s’më kthen përgjigje!

Këngëtarja e mirënjohur Fifi, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për “Canape7”. Ajo ka folur rreth jetës së saj profesionale, paksa nga ajo private, mirëpo nuk ka lënë pa përmendur dhe një prej kolegëve të saj.

Bëhet fjalë për Flor Mumajesin, ku ky i fundit është larguar prej industrisë së muzikës dhe për një kohë të gjatë nuk kemi dëgjuar më projekte muzikore të lancuara prej tij.

Fifi shprehet se ka një vit që nuk ka folur me artistin teksa tregon se ndjen keqardhje që ai nuk është më në botën e muzikës dhe që nuk përmendet prej të tjerëve aq sa ai e meriton!

“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet”– është shprehur ajo.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Qershor, 2024 21:36 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?