Filipçe akuzon Mickoskin për dështime ekonomike, borxhe dhe manipulim të opinionit publik

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2026 13:54

Filipçe akuzon Mickoskin për dështime ekonomike, borxhe dhe manipulim të opinionit publik

Në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, adresoi kritika të ashpra ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar Qeverinë për dështime ekonomike, rritje të borxhit dhe manipulim të opinionit publik. Në fokus të deklaratës së tij ishte edhe hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, për të cilën kërkoi përgjegjësi nga kryeministri.

Filipçe e pyeti Mickoskin se me kë e kishte marrëveshjen për hyrjen e Alta Bankës në vend, duke akuzuar Qeverinë se kishte vënë në rrezik paratë e qytetarëve dhe të kompanive.

Kreu i LSDM-së adresoi edhe një sërë kritikash ndaj punës së Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin se porosit shkrime mediatike dhe qëndron pas, siç u shpreh ai, fushatave të zeza dhe përhapjes së lajmeve të rreme.

Filipçe u ndal edhe te deklaratat e Mickoskit lidhur me organizimin e koncertit të David Guettas. Ai pretendoi se pas njoftimeve fillestare se organizimi nuk do të kishte kosto nga paratë publike, më pas u publikuan informacione për shpenzimin e pesë milionë eurove nga fondet publike.

61

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2026 13:54
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
61

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë