Mickoski: Propozimi për provimin e jurisprudencës i është dërguar Komisionit të Venecias

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2026 13:50

Mickoski: Propozimi për provimin e jurisprudencës i është dërguar Komisionit të Venecias

Propozimi për zgjidhjen e çështjes së dhënies së provimit të jurisprudencës i është dorëzuar Komisionit të Venecias, ndërsa Qeveria do t’i përcaktojë hapat e mëtejshëm pasi të marrë opinionin e këtij institucioni, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi, Mickoski theksoi se opinioni i Komisionit të Venecias është i rëndësishëm për veprimet e mëtejshme, veçanërisht në kontekstin e procesit negociues me Bashkimin Evropian.

Ai sqaroi se në rast se opinioni i Komisionit është negativ, do të duhet të shqyrtohet nëse propozim-ligji do të procedohet fare në Kuvend. Ndërsa në rast të një opinioni pozitiv, Mickoski pret që zgjidhja e propozuar të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve.

Kryeministri shprehu keqardhje që gjatë 20 viteve të fundit, sipas tij, asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për këtë çështje, ndonëse gjatë kësaj periudhe janë ndërruar ministra me përkatësi të ndryshme politike dhe etnike.

Mickoski theksoi se procesi deri më tani është zhvilluar në mënyrë transparente dhe se Qeveria, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të vendosë për vazhdimin e procedurës.

Flaka

61

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Nëntor, 2026 13:50
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
61

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë