Fillon Samiti i 13-të “Maqedonia 2025”

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 08:09

Fillon Samiti i 13-të “Maqedonia 2025”

Lidershipi strategjik në epokën e ndryshimeve dhe inovacioneve, transformimi digjital dhe bashkëpunimi më i madh rajonal si bazë për krijimin e ekonomive me prosperitet, janë temat në fokus të edicionit të sivjemë dyditor të Samitit Maqedonia 2025, i cili do të mbahet prej sot në Shkup, në organizim të organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Maqedonia 2025”.

Janë paralajmëruar mbi 450 pjesëmarrës dhe mbi 50 ekspertë nga komuniteti i biznesit dhe shkencor nga më shumë shtete.

Krahas ndryshimeve që i sjell transformimi digjital në shoqëritë dhe në udhëheqjen e bizneseve, në Samit do të diskutohet edhe për fuqinë dhe potencialet e intelegjencës artificiale dhe shfrytëzimin e inovacioneve shëndetësore digjitale për avancimin e shërbimeve mjekësore në Evropën Juglindore. Demokracia, liria e fjalës në epokën e digjitalizimit po ashtu do të jenë temë e Samitit Maqedonia 2025, si dhe shumë tema tjera të lidhura me biznes modelet dhe strategjitë për transformim të shpejtë dhe të suksesshëm.

Organizatori paralajmëroi se në hapjen e Samitit Maqedoni 2025 fjalime do të mbajnë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, drejtoresha ekzekutive e Maqedonia 2025 Nikica Mojsovska Bllazhevski, dhe kryetari i Bordit të drejtorëve të organizatës, Majkëll Çkllamovski. Në mbylljen e Samitit Maqedonia 2025, kumtuan organizatorët, do të mbajë fjalim kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pritet të bëhet mandatar i ardhshëm për përbërjen e Qeverisë së re.

Qëllimi kryesor i Samitit Maqedonia 2025 është lidhja dhe ndarja e diturive dhe përvojave mes profesionistve nga vendet dhe rajonet e ndryshme, në funksion të rritjes. Do të ketë mundësi për rrjetëzimin dhe realizimin e partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit me investitorë potencialë.

“Do të porositim se ne si organizatë jemi të gatshëm dhe të hapur për përkrahje të qeverisë së re për arritjen e shkallës më të lartë të rritjes prej 5 ose 6 për qind dhe për mënyrën si të vijmë deri te kjo”, deklaroi drejtoresha ekzekutive, Mojsovska Bllazhevski.

Në prag të Samitit, “Maqedonia 2025” organizoi ligjerime të institucioneve të arsimit të lartë, punëtori në odat dhe në kompanitë me këshilla se si të rriten bizneset, si dhe takime me institucione shtetërore në sferën e digjitalizimit, ekonomisë dhe tërheqjes së investimeve, si dhe me parti politike.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 08:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?