Fillon vaksinimi i deleve dhe dhive në Maqedoninë e Veriut, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Nëntor, 2026 11:28

Fillon vaksinimi i deleve dhe dhive në Maqedoninë e Veriut, BE-ja dhuron 400 mijë doza vaksinash

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka filluar shpërndarjen e 400.000 dozave të vaksinave kundër sëmundjes së lisë së deleve dhe dhive te shoqatat veterinare. Vaksinat janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe janë prodhim turk, ndërsa aplikimi i tyre në terren pritet të fillojë të mërkurën.

Nga AUV bëjnë të ditur se paraprakisht kanë marrë rezultatet e analizave laboratorike të realizuara në laboratorët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Testimet kanë konfirmuar cilësinë, rregullsinë mikrobiologjike dhe fuqinë e vaksinave, të cilat, sipas Agjencisë, janë ndër më të mirat për mbrojtjen e bagëtive nga kjo sëmundje.

Fushata e vaksinimit do të zhvillohet në tri faza dhe do të përfshijë gjithsej 3.417 tufa me 438.042 dele dhe dhi në tetë rajonet e vendit.

Në fazën e parë do të vaksinohen bagëtitë në rajonin e Vardarit, Lindor, Juglindor dhe Verilindor. Në këto rajone janë evidentuar 1.859 tufa me gjithsej 193.527 kafshë.

Faza e dytë do të përfshijë rajonin Jugperëndimor, të Pellagonisë, të Pollogut dhe të Shkupit, ku janë regjistruar 1.558 tufa me 244.515 kafshë.

Faza e tretë është paraparë për vaksinim plotësues, me qëllim të arritjes së mbulimit sa më të madh të popullatës së synuar.

Në këtë fazë do të përfshihen qengjat dhe kecat që ndërkohë do të arrijnë moshën e nevojshme për vaksinim, kafshët vaksinimi i të cilave është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore ose vlerësimit veterinar, si dhe fermat që nuk kanë qenë të qasshme gjatë fushatës fillestare.

Vaksinimi do të kryhet te delet dhe dhitë klinikisht të shëndetshme, në përputhje me udhëzimet për përdorimin e vaksinës dhe vlerësimin e veterinerëve.

Për kafshët shtatzëna, të sëmura dhe ato në periudhën pas lindjes, do të veprohet sipas rekomandimeve veterinare dhe vlerësimit të rrezikut.

Nga fillimi i vitit 115 vatra të sëmundjes

Nga fillimi i këtij viti e deri më tani, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka regjistruar 115 vatra të lisë së deleve dhe dhive.

Si pasojë e sëmundjes kanë ngordhur 875 kafshë, ndërsa 9.359 të tjera janë asgjësuar në mënyrë të padëmshme, sipas protokolleve veterinare.

Me fillimin e fushatës së vaksinimit synohet të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes dhe të mbrohet fondi blegtoral në vend.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Nëntor, 2026 11:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë