Filmi shqiptar “Prokurori” me Danny Glover, nis shitja e biletave në Shqipëri dhe Kosovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 22:26

Filmi shqiptar “Prokurori” me Danny Glover, nis shitja e biletave në Shqipëri dhe Kosovë

Një nga prodhimet më të pritura të kinemasë shqiptare, seriali “Prokurori” (The Prosecutor), do të shfaqet për herë të parë në Tiranë më 10 tetor.

Ky serial, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj, përqendrohet te lufta e një prokurori të ndershëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit politik.

Ajo që e bën këtë serial të veçantë është pjesëmarrja për herë të parë në një film shqiptar e aktorit të famshëm hollivudian Danny Glover, i njohur për rolet e tij ikonike në filma si Lethal Weapon, The Color Purple dhe Saw.

Në serial, Glover luan rolin e ambasadorit amerikan në Tiranë, i cili mbështet fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri.

Për adhuruesit e kinemasë shqiptare dhe ndërkombëtare, biletat kanë dalë tashmë në shitje, dhe mund të blihen online ose fizikisht në kinemanë Cineplexx në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo është një mundësi unike për të parë një bashkëpunim të rrallë mes kinemasë shqiptare dhe yjeve të Hollywood-it.

Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë në Tiranë dhe më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë e kryeqytetit dhe më gjerë.

482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Tetor, 2024 22:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?