Flamengo ndez motorët: Fitore e pastër ndaj Esperans

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 13:08

Flamengo ndez motorët: Fitore e pastër ndaj Esperans

Flamengo, klubi më i dashur në Brazil me mbi 50 milionë tifozë, nisi me fitore aventurën në Kupën e Botës për klubet. Skuadra nga Rio de Zhaneiro mposhti 2-0 Esperans të Tunizisë në ndeshjen hapëse të Grupit D, të zhvilluar në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Nashville.

Një përballje ku diferenca në cilësi ishte e dukshme që në fillim. Flamengo dominoi totalisht lojën, duke mbajtur 69% të zotërimit të topit dhe duke kompletuar mbi 700 pasime mes lojtarëve, një dëshmi e qarkullimit të shkëlqyer dhe organizimit taktik.

Golat u shënuan nga De Arrascaeta në minutën e 17-të dhe Luiz Araujo në të 70-ën, duke mbyllur çdo shpresë të Esperans për rezultat pozitiv.

“Të zjarrtët”, të cilët njihen gjithashtu si “shkabat” apo “të djallëzuarit”, konfirmuan se janë një ndër skuadrat më të rrezikshme në këtë turne dhe tashmë përgatiten për superndeshjen ndaj Chelseat më 20 qershor, po në Nashville.

Flaka

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Qershor, 2025 13:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?