FNA denoncon: Parregullsi në punën e UT-së, shkelje ligjore e statutare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:44

FNA denoncon: Parregullsi në punën e UT-së, shkelje ligjore e statutare

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka denoncuar shkeljet në Universitetin e Tetovës. Sipas këtij Forumi ndër vite në UT ka pasur shkelje ligjore, statutare e akademike.

Sipas Blendi Hodait nuk janë tragjike shkeljet aq sa është tragjike mbrojtja dhe shpërblimi i vazhdueshëm i shkelësve. Ndërkohë nga Universiteti i Tetovës thonë se për rastin e Merita Mustafait, është në rrjedhë procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në UT, ndërsa i është anuluar edhe thirrja shkencore.

“Merita Mustafai, asistente në fakultetin e shkencave aplikative e që është e njohur në publik për poste në pushtet, në UT është avancuar kundërligjshëm me thirrjen asistent, edhe pse notën mesatare në ciklin e parë të studimeve e ka 7.7, që bie ndesh me Ligjin për Arsimin e lartë. Ish rektori, tani kryetar i Senatit Vullnet Ameti, para përfundimit të mandatit të dytë si rektor në vitin 2021, nuk i ka filluar procedurat për zgjedhje të rektorit të ri, duke krijuar një kaos dhe duke lënë universitetin pa rektor për pesë muaj e nëntë ditë në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë, edhe pse Ligji kërkon që jo më shumë se gjashtë muaj, UT më shumë se një vit, pra nga viti 2021 deri në vitin 2022, ka qenë me UD rektor. As reshat Qaiili, as Kushtrim Ameti e as Vullnet Ameti, duke vepruar në kundërshtim me Ligjinj nuk hapën konkurs në afat prej 30 ditësh. Që skandali të thellohet edhe më shumë, kushtrim Ameti në detyrën UD Rektor është zgjedhur pa i plotësuar kushtet akademike, pra me thirrje akademike profesor inordinar, që bie ndesh me Ligjin për arsimin e lartë. Për afër 11 muaj Senati po ashtu ka funksionuar pa anëtarë të Senatit me mandat të verifikuar”, deklaroi Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim. /Alsat.mk

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Tetor, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?