Formimi i Qeverisë së re, sot nuk ka bisedime mes VLEN-it dhe VMRO-së

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:28

Formimi i Qeverisë së re, sot nuk ka bisedime mes VLEN-it dhe VMRO-së

As sot nuk janë mbajtur takimet e punës mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për Qeverinë e re, edhe pse paralajmërimet ishin që të nisnin nga e hëna. Nga koalicioni VLEN për TV SHENJA, kanë njoftuar se pritet që të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit e që do jenë pjesë e grupit punues, fillimisht për të përputhur programet zgjedhore dhe më pas për të arritur edhe marrëveshje përfundimtare për formimin e qeverisë së re.

VLEN

“Për momentin pritet të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit po ashtu edhe nga VMRO-DPMNE dhe më pas të bisedohet për përputhjen e programeve. Gjithsesi pritet që në ditët në vazhdim të mbahen takimet e punës dhe të arrihet marrëveshja për qeverinë e re”.

Kujtojmë se të shtunën ishte takimi i parë mes dy koalicioneve, ndërsa u deklarua se gjërat për formimin e qeverisë së re po ecin në drejtimin e duhur.

Dje u mbajt seanca për inaugurimin e presidentes së re në Kuvend, pas së cilës edhe zyrtarisht filloi mandati i saj pesëvjeçar. Pasi të përfundoj pjesa e ankesave të partive për rezultatet zgjedhore dhe të certifikohen zgjedhjet, presidentja duhet ta ndaj mandatin e ri, mandatarit që ka mbledhur më shumë vota, që në këtë rast është VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickoski. Ai nga dita që do ta marrë mandatin ka afat 20 ditor, për ta caktuar përbërjen e re qeveritrare. Mickoski ka thënë se për formimin e Qeverisë do të takohet me të gjitha partitë.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?