Forumi ekonomik i grave lidere, gratë paguhen më pak se burrat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:51

Forumi ekonomik i grave lidere, gratë paguhen më pak se burrat

Se stereotipat janë ende të pranishme në shoqërinë tonë dëshmon fakti se gratë janë më pak të paguara se burrat. Në forumin ekonomik të grave lidere u potencua se do të parashtrohet iniciativë deri te legjislativi për t’u zbatuar masa sistematike, në mënyrë që të ketë sa më shum gra në poste udhëheqëse.

“Statistikat bëjnë të ditur se në pozita të njëjta gratë paguhen më pak dhe ne pikërisht për këtë angazhohemi, që të tregojmë se të ardhurat janë pasqyrim i cilësisë dhe i përgatitjes profesionale dhe nuk kanë të bëjnë me përkatësinë gjinore.”, – deklaroi kryesuesja e Forumit Ekonomik të Grave, Makedonka Dimitrova.

“Te ne në RMV stereotipat, tradita, kultura dhe feja janë sfida që do të duhet të tejkalohen sa më shpejt.”, – theksoi kryetarja e ELIT, Lenka Ugrinovska.

Duhet të eliminohen edhe barrierat për pjesëmarrjen ekonomike dhe udhëheqjen e grave. Ndikimi i grave duhet të rritet në sferën e biznesit, politikës, administratës dhe shoqërisë civile.

Në kohën e kërcënimeve bërthamore dhe trazirave gjeopolitike është e nevojshme që gratë të marrin rolin e reformatoreve, sepse ato janë të afta të ngrihen mbi interesat dhe përfitimet personale, tha presidentja, Siljanovska Davkova.

“Jemi të obliguara të vijojmë me angazhimet për të siguruar barazi për të drejtat e grave, jo vetëm “de jure”, por edhe “de fakto”, sepse të drejtat e grave janë edhe të drejtat e njeriut dhe niveli i demokracisë matet përmes realizimit të këtyre të drejtave.”, – theksoi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.

Në kuadër të këtij forumi marrin pjesë 270 gra sipërmarrëse, aktiviste, studiuese, akademike, nga vendi ynë dhe bota.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Tetor, 2024 21:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?