Fronti Evropian ankimon vendimet e KSHZ-së, Osmani: Presim nga gjykata t’i hedhë poshtë vendimet

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:27 Përditësuar

Fronti Evropian ankimon vendimet e KSHZ-së, Osmani: Presim nga gjykata t’i hedhë poshtë vendimet

Fronti Evropian ka ankimuar në Gjykatën Administrative vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili pranoi ankesat për parregullsi në shtatë vendvotime, ku mund të ketë rivotim. Sipas Bujar Osmanit nga BDI-ja, opinioni ishte dëshmitar i shkeljes brutaleve të procedurave në KSHZ dhe vjedhjes së vullnetit zgjedhor.

“Unë mendoj që Gjykata Administrative duhet t’i hedhë poshtë për shkak se nuk ka asnjë bazë faktike. Të gjitha vendimet janë marrë me marrëveshje politike, me një majorizim që u rikujtoi edhe një herë shqiptarëve majorizimin e viteve 90-ta. Nuk ka asnjë bazë për këto vendime, veçanërisht në vendlindjen e kryetarit të njërës prej këtyre partive politike në opozitë, ku kanë fituar 2:1, të ankimoni atje ku mendoni se keni kontroll të trupit votues, njëherë është ofendim për ata banorë të fshatit Llërcë se ata janë vjedhës të votës por edhe nën dy, se ju i kontrolloni ata dhe në rivotim do të mund të nxirrni dhe të tejkaloni dallimin që të mund të zvogëloni numrin e deputetëve të Frontit”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Nëse Gjykata Administrative hedh poshtë ankimimet e Frontit Evropian, do të ketë rivotim në 7 vendvotime.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 ankesa për zgjedhjet. Në njësinë e pestë zgjedhore në bazë të ankesave të deritanishme, rivotim mund të ketë në 6 vendvotime. Dy në Krushevë, dy në Dollnen dhe nga një në Strugë dhe Ohër. Rivotimi në këto gjashtë qendra votimi mund t’i merr një mandat Fronti Evropian dhe i njëjti të shkojë në adresë të Koalicionit për të Ardhme Evropiane. Rivotim mund të ketë edhe në Zhelinë, përkatësisht në fshatin Llërcë në vendvotimin 2101. KSHZ-ja hapi materialin e besueshëm zgjedhor nga ku rezultoi se një fletëvotim është tepër në kuti, ndërsa nga materiali i mbetur mungojnë tri fletë. Rivotimi në Zhelinë dhe jo vetëm në kuadër të njësisë së gjashtë zgjedhore, mund të sjell ndryshim në mandate për Frontin Evropian, përkatësisht t’i merret një mandat dhe i njëjti t’i jepet koalicionit VLEN. Në këtë situatë, rezultati mes palëve do të ishte 8 me 8.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:27 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?