Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:18

Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi

“Sot është dita e dytë që nisi funksionimi i shkollës së re fillore në Vizbeg. Me një muaj vonesë nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë kanë nisur procesin edukativo arsimor. Drejtori Kadri Elezi pavarësisht që gjendet brenda objektit të shkollës nuk e pa të arsyeshme të takohet me ekipin e Tv Alsat për të sqaruar më detajisht se si do të zhvillohet më tutje procesi mësimor, nëse është siguruar numri i mjaftueshëm i mësimdhënësve të cilët ishin paraparë me konkurs. Nga ana tjetër prindërit ankohen se paralelet janë të stërmbushura me nxënës”, raporton gazetarja e Alsat, Melihate Rustemi.

“Mësuesja neve na tha që 42 nxënës i kemi me një klasë por kemi me i nda. A kanë me i nda ose jo nuk e dimë tash. Po përse, se nuk ka mësuese tjetër apo pse ka shumë fëmijë? Jo, mësuesja tha se nuk e kanë dit që kanë me pas kaq shumë nxënës. A ju kanë paralajmëruar, a kanë orar të rregullt këtë javë, apo? Jo, këtë javë jo, javën tjetër po. 42 nxënës me i marr një mësuese katastrofë”, tha një prind.

Pavarësisht problemeve të shumta, nxënësit që sapo dolën nga mësim shprehen të kënaqur me kushtet në shkollë posaçërisht që nuk detyrohen të bëjnë rrugë të gjatë siç kishin bërë deri më tani drejt shkollave fqinje.

“Unë nuk e kisha sjell këtu, djali dëshironte se është më afër. Më mirë ishte Shutkë. Ndoshta rregullohet nëse marrin më shumë mësuese”, u shpreh një banor.

“Jam klasa e pestë. Dje i kemi mbajt dy orë, librat i kam marrë prej shkollës tjetër, sot katër orë. Më mirë janë shoqet, shkolla më pëlqen më shumë edhe më afër është”, deklaroi një nxënëse.

Në këtë shkollë mësimin e ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, ndërsa nxënësit deri në klasën e nëntë sërish detyrohen mësimin ta ndjekin në shkollat e komunave fqinje. /Alsat.mk

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Tetor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?