Gashi: Të avancohet bashkëpunimi ekonomik mes RMV-së dhe Turqisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:40

Gashi: Të avancohet bashkëpunimi ekonomik mes RMV-së dhe Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët: Bejxhan Iljas, Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Bekim Sali, e vazhdojnë vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me takime në Stamboll.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, delegacioni mori pjesë në Konferencën për hapjen e vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Marmara, i cili është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Turqi.

Kryetari Afrim Gashi para rektorit, profesorëve dhe studentëve të këtij Universiteti mbajti ligjëratë me temën: “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale në botë”.

Ai u përqëndrua në gjeografinë dhe historinë e përbashkët, arsimin, kulturën dhe ndërtimin e kombit, gjeopolitikën e përbashkët dhe perspektivat se si mund të duket bota e përbashkët në të ardhmen. Ai shprehu bindjen se Ballkani do të ribashkohet, jo vetëm si një tërësi gjeografike, por edhe si një vend kontakti i qytetërimeve, kulturave dhe religjioneve në përmasë më të gjerë, ku do të mbizotërojë paqja, siguria dhe mirëqenia, qëndron në kumtesë.

Gashi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull se në këto hapësira mund të ndërtohet bashkëjetesë, duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri me diversitete, por në unitet të tërësishëm.

Në takimin me Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike Turqi-Maqedonia e Veriut, u diskutua për mundësitë mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, që duhet të ndjekë shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike.

Gashi, theksoi se institucionet shtetërore po bëjnë gjithçka që kanë mundësi për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik, ku kontribuon edhe afërsia gjeografike, lidhjet e mira infrastrukturore dhe linjat direkte të fluturimit midis dy vendeve. U nënvizua, se është i ndërsjellë angazhimi i dy vendeve për rritjen e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar dhe u shpreh pritshmëria për zgjerimin e interesit të kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, u realizua takim me qytetarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë në Stamboll. Kryetari Gashi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë janë të lidhura në mënyrë historike dhe kulturore dhe në këtë aspekt mërgimtarët paraqesin vegël të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Tetor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?