Gaza, numri i të vrarëve rritet në 34.943 teksa vazhdojnë sulmet izraelite

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 22:41

Gaza, numri i të vrarëve rritet në 34.943 teksa vazhdojnë sulmet izraelite

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer gjashtë masakra, ndërsa janë vrarë 39 palestinezë dhe janë plagosur 58 të tjerë

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës është rritur në 34.943, raporton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer gjashtë masakra, ndërsa janë vrarë 39 palestinezë dhe janë plagosur 58 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë plagosur 78.572 persona.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite filloi të martën pushtimin e zonës lindore të qytetit Rafah, duke sulmuar dhe pushtuar anën palestineze të kalimit kufitar me Egjiptin dhe duke mbyllur kështu të vetmen portë të Gazës me botën e jashtme.

Të hënën, ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi për palestinezët në pjesën lindore të Rafahut, një lëvizje që shihet gjerësisht si një sulm që i paraprin sulmit të shumëpritur të Izraelit ndaj qytetit, ku janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë brutale ndaj Rripit të Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, ku sipas autoriteteve izraelite u vranë 1.200 persona.

Mbi shtatë muaj të luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar tha se “besohet” se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, si dhe urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e tilla dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 22:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?