Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:01

Geer në takim me Gashin: Shpresoj që përbërja e re të punojë për arritjen e qëllimit të anëtarësimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takimin e parë pas zgjedhjes së tij në funksion me ambasadorin evropian David Geer dhe me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Duke e uruar Gashin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, ambasadori Geer shpreson që përbërja e re parlamentare do të punojë me përkushtim në arritjen e qëllimit strategjik të vendit për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Gashi, nga ana e tij, falënderoi për mbështetjen e qartë dhe të vazhdueshme të institucioneve evropiane për procesin e zgjerimit. Ai e përshëndeti Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili, siç tha ai, duhet të inkurajojë më tej rajonin që të përgatitet për anëtarësim në BE, veçanërisht duke zbatuar reformat në fushën e sundimit të së drejtës, forcimin e institucioneve demokratike, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik.
“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e vazhdimit të Dialogut të Zhan Monesë, të cilin e vlerësuan si shumë efikas dhe të leverdishëm në periudhën e kaluar, me ç’rast Kryetari Gashi bëri me dije se përbërja e re parlamentare tashmë funksionon në bazë të Rregullores së re”.

“Kryetari i Kuvendit u shpreh i kënaqur që Metodologjia e re e BE-së për zgjerim parasheh një rol të shtuar të parlamenteve në negociata, duke siguruar se përbërja e re parlamentare do të investojë plotësisht në këtë proces”.

“Kryetari Gashi dhe ambasadori evropian Geer shkëmbyen mendime edhe për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, si dhe për zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re në vend. Ata diskutuan edhe për procedurat për miratimin e ligjeve në Kuvend, për forcimin e funksionit mbikëqyrës të Kuvendit lidhur me pushtetin ekzekutiv, si dhe për harmonizimin e mëtejshëm me legjislacionin e BE-së”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Gashit.

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?