Gerapetritis Mospërdorimi i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, është shkelje e marrëveshjes së Prespës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:06

Gerapetritis Mospërdorimi i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, është shkelje e marrëveshjes së Prespës

“Liderët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të mos përdorin emrin kushtetues të vendit në skenën e brendshme, gjë që është shkelje flagrante e Marrëveshjes së Prespës”, tha sot kreu i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis, në Luksemburg para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së. Ai tha se Marrëveshja e Prespës parasheh një emër për shtetin që do të jetë një dhe i vetëm për përdorim të përgjithshëm.

Kreu i diplomacisë greke theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se e drejta ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë globale dhe se nuk është një proces në të cilin njeriu zgjedh atë që i përshtatet dikujt.

GIORGOS GERAPETRITIS, MINISTRI I PUNËVE TË JASHTME I GREQISË

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm pa zbatimin e plotë të legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Sipas tij, Greqia ka qenë gjithmonë forcë shtytëse në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ende beson se kjo është mënyra më e mirë si për vendet e rajonit ashtu edhe për BE-në. /SHENJA/

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Qershor, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?