Gjykata Kushtetuese/ Kostadinovski synon të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin Gjyqësor!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:40

Gjykata Kushtetuese/ Kostadinovski synon të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin Gjyqësor!

Kryetari i sapo zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në takimin e parë me gazetarët tha se, do të ketë prioritet kthimin e besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në shtetin e së drejtës.

Sipas tij, besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit dhe në shtetin e së drejtës është në nivelin më të ulët historik dhe kthimi i besimit të qytetarëve do të jetë prioritet mbi të gjitha prioritetet.

Në drejtim të përmirësimit të besimit të qytetarëve, Kostadinovski tha se do të propozojë që seancat e Gjykatës Kushtetuese të xhirohen dhe të emitohen drejtpërdrejt, si dhe paralajmëroi ndërmarrjen e disa hapave.

“Për realizimin e këtij prioriteti nevojiten disa hapa, që do t’i quaja më tepër sfida. Hapi i parë është të mos ketë kompromis për sigurimin e autonomisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese. Hapi i dytë është që nuk do të kem kompromis në tentimet për çfarëdo lloj tentimi për ndikime politike apo të cilës do natyrë ndaj gjykatës apo gjykatësve kushtetuese” tha Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur se a është kushtetues betimi i presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë betimit të saj nuk e përmendi emrin kushtetues të vendit, ai tha se, qëndrimin e tij për këtë çështje do ta thotë në seancë të gjykatës, kur të diskutohet kjo çështje.

“Kushtetuta jonë thotë se çdokush është i obliguar ta respektojë Kushtetutën. Nuk mund të prejudikojë, sepse nuk tregon kryetari i gjykatës se çfarë është kushtetuese dhe çfarë nuk është kushtetuese, por gjykata me shumicë votash. Nuk mund të prejudikojë për diçka që nuk është në tavolinë para meje, sepse ajo është pjesë e rregullave kushtetuese dhe ndër normave kushtetuese” – tha Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kostadinov u zgjodh kryetar i Kushtetueses më 4 qershor, pas më shumë se 10 raunde të votimit. Ai erdhi në pozitën e gjykatëses Dobrilla Kacarska, e cila tani do të jetë anëtare e Kushtetueses. /tvklan.mk/

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?